Sërish Agim Islami: Nuk kam më të drejtë ankese, do të vazhdoj të kalbem në burg

Maqedonia

Sërish Agim Islami: Nuk kam më të drejtë ankese, do të vazhdoj të kalbem në burg

Më: 30 prill 2025 Në ora: 21:18
Agim Islami

I dënuari në rastin “Alfa”, Agim Islami edhe sot ka reaguar për vendimin e Gjykatës me të cilin i refuzohet ankesa që rasti të shkojë në rigjykim.

Islami, ndryshe nga dje kur tha se “do ta vazhdojë betejën për drejtësi”, sot është pesimist – thotë se nuk ka të drejtë ankese ndaj rastit.

“E kuptoni çfarë më kanë bërë apo jo? Unë nuk kam asnjë të drejtë ankese më”, shkroi Islami.

Image
Facebook

Më tej ai shton: “Unë vazhdoj të kalbem në burg pa asnjë faj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat