Kasami për deputetët e ASh-së: 14 deputetë e kanë marrë mandatin në emër të VLEN-it

Maqedonia

Kasami për deputetët e ASh-së: 14 deputetë e kanë marrë mandatin në emër të VLEN-it

Më: 30 prill 2025 Në ora: 22:44
Bilall Kasami

Bilall Kasami nga VLEN  ka folur për deputetë të cilët janë pjesë e koalicionit, megjithatë ka deklaruar se 14 deputetë, përfshirë edhe ata të Aleancës për Shqiptarët e kanë marrë mandatin si VLEN.

“Nga 14 tani jeni 9?

Për momentin janë 9 të cilët kanë qenë pjesë e subjekteve politike përbërëse të formacionit VLEN jashtë Aleancës për Shqiptarët”, tha Kasami.

Më tej ai shtoi se 14 deputetë, duke përfshirë këtu edhe ata të ASh-së, e kanë marrë mandatin në emër të VLEN-it.

“Çdo deputet që përkrah këtë riogranizim është i mirëseardhur dhe mund të vazhdojë të jetë pjesë e grupit parlamentar të VLEN-it, sepse ne vlerësojmë se ata 14 deputetë e kanë marrë mandatin në emër të VLEN-it, votuesit i kanë votuar si VLEN, pra koalicionin e partive politike”, tha Kasami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat