Përfundon takimi i krerëve të VLEN-it me Mickoskin, Taravari largohet nga Qeveria

Maqedonia

Përfundon takimi i krerëve të VLEN-it me Mickoskin, Taravari largohet nga Qeveria

Më: 6 maj 2025 Në ora: 21:55
Koalicioni VLEN

Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit, Hristijan Mickoski, i mbajtur pas zhvillimeve të fundit brenda koalicionit qeverisës.

Burime brenda palëve për Zyrtare.net bëjnë të ditur se Arben Taravari do të largohet zyrtarisht nga pjesënarrja e tij në qeveri.

Sipas të njëjtave burime, procedura e largimit të Taravarit do të finalizohet brenda këtij muaji.

Nuk janë dhënë ende detaje zyrtare por mësohet se krerët e VLEN-it e kanë bindur kryeministrin Mickoski se veprimi i fundit i Taravarit për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale është i papranueshëm dhe nuk duhet jetë pjesë e Qeverisë./ ZYRTARE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat