BFI: Qani Nesimi e humb betejën ligjore, Selver Xhemaili është myfti i myftinisë së BFI-Tetovë

Maqedonia

BFI: Qani Nesimi e humb betejën ligjore, Selver Xhemaili është myfti i myftinisë së BFI-Tetovë

Më: 7 maj 2025 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut tha se është refuzuar padia e Qani Nesimit për shpallje si të pavlefshme të vendimeve të Rijasetit të BFI-së për shkarkimin e tij dhe emërimin e Selver Xhemailit si myfti i Tetovës.

Nga BFI thonë se zgjedhja e Selver Xhemailit është në përputhje me kushtetutën e BFI-së ndërkohë që i bëri thirrje Qani Nasimit që t’i lirojë hapësirat e objektit të Myftinisë së Tetovës.

Ata kërkuan edhe nga institucionet për rendin dhe qetësinë publike që të ndjekin hapat e duhur që siç thotë, Myftinisë së Tetovës t’i mundësohet t’i kryejë obligimet në zyrat e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat