Gashi-Pierce: Në të ardhmen prioritet strategjik kemi sigurinë dhe integrimet europiane

Maqedonia

Gashi-Pierce: Në të ardhmen prioritet strategjik kemi sigurinë dhe integrimet europiane

Më: 14 maj 2025 Në ora: 13:39
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se sot ka pritur deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të pres sot në Kuvend, deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Konfirmuam marrëdhëniet e gjata bilaterale dhe partneritetin e besueshëm në NATO, si dhe theksuam se mbetemi të përkushtuar për të thelluar këto lidhje.

E informova për objektivat dhe sfidat tona në procesin integrues, ndërkaq Pierce ofroi mbështetjen e parezervë të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën tonë reformuese.

Diskutuam mbi përvojat e deritanishme dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus në prioritet tona strategjike si siguria, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane”, shkruan Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat