ESHS: Në RMV me taksi vitin e kaluar janë transportuar 15,8 milionë udhëtarë

Maqedonia

ESHS: Në RMV me taksi vitin e kaluar janë transportuar 15,8 milionë udhëtarë

Më: 16 maj 2025 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar sot të dhëna interesante mbi lëvizjen, gjegjësisht transportin e qytetarëve.

Me taksi-transport, në vitin 2024 janë transportuar 15.838.000 udhëtarë, nga të cilët 14.670.000 në transportin urban.

Ndërsa, 1.168.000 udhëtarë në transportin ndërurban, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Me 1698 vetura udhëtarësh kanë kaluar gjithsej 51,250,000 kilometra, nga të cilat 45,149,000 në transportin urban, ndërsa 6,101,000 kilometra në transportin ndërurban.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat