Mexhiti: Nga VLEN u largua antivlera, ne jemi fryma e bashkimit të shqiptarëve rreth ndryshimit

Maqedonia

Mexhiti: Nga VLEN u largua antivlera, ne jemi fryma e bashkimit të shqiptarëve rreth ndryshimit

Më: 18 maj 2025 Në ora: 19:34
Izet Mexhiti

Kreu i Lëvizjes Demokratike – pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka deklaruar se VLEN përfaqëson frymën e bashkimit dhe ndryshimit të vërtetë në politikën shqiptare.

Mexhiti thotë se VLEN-i është organizatë e përbërë nga Aleanca, Besa, Alternativa dhe Lëvizjes Demokratike, duke shtuar se nga ky koalicion u largua antivlera.

Reagimi i plotë:

“VLEN është fryma e bashkimit. VLEN është bashkimi rreth ndryshimit. VLEN është organizata politike e cila reflekton thirrjen e secilit shqiptar e shqiptare për përfaqësim politik cilësor, parimor dhe të ndershëm. VLEN është antipod i politikanëve të së shkuarës që kanë ndërtuar karriera me intriga, përçarje e komplote. VLEN është vlera. Dhe nga VLEN iku antivlera. Aleanca, Besa, Alternativa dhe Lëvizja bashkarisht janë VLEN, dhe VLEN vazhdon të jetë bashkimi i frymës së re karshi të vjetrës. Kjo është një betejë për parime. Nuk ka triumfalizëm. Në fund fitojnë shqiptarët”, ka shkruar Mexhiti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat