Kontrolle në burgun “Idrizovë”, policia konfiskon celularë dhe drogë

Maqedonia

Kontrolle në burgun “Idrizovë”, policia konfiskon celularë dhe drogë

Më: 30 maj 2025 Në ora: 12:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria për Zbatimin e Sanksionev njoftojnë se në burgun e “Idrizovë” është kryer një kontroll në repartin e hapur.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e gjësendeve të ndaluara.

Njoftimi i plotë

“Gjatë aksionit janë sekuestruar: 50 gramë marihuanë, 48 karikues telefoni, 37 telefona celularë, 3 USB, 5 kufje me bluetooth, 3 bateri për telefona celularë dhe tableta metadon”, njoftojnë nga DZS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat