VLEN: Dënojmë përpjekjet e Osmanit dhe Ademit për të bllokuar dhe nënçmuar Ligjin për përfaqësim të drejtë

Maqedonia

VLEN: Dënojmë përpjekjet e Osmanit dhe Ademit për të bllokuar dhe nënçmuar Ligjin për përfaqësim të drejtë

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 15:17
Foto

VLEN sot ka dënuar ashpër përpjekjen hipokrite të Bujar Osmanit dhe Arbër Ademit për të bllokuar dhe përçmuar procedurën për miratimin përfundimtar të Ligjit për përfaqësim të drejtë.

“Është e qartë se ata kanë diçka kundër të drejtës kushtetuese të shqiptarëve, të cilën BDI kurrë nuk e realizoi.

Po bëhet gjithashtu e qartë se pikërisht njerëzit e BDI-së janë të vetmit që humbin kur vendoset rend dhe sistem meritokracie, sepse Bujar Osmani e punësoi gruan në AEK, ndërsa motrën në M-NAV, në vende pune ndër më të paguarat, ndërsa Arbër Ademi i siguroi vëllait të tij pagë universitare.

Derisa ata dhe familjet e tyre shëtitnin nëpër institucionet publike dhe zgjidhnin pozita VIP, të rinjtë shqiptarë detyroheshin të emigronin në Gjermani për të gjetur punë.

Përfaqësimi i drejtë nuk do të jetë më tezga për punësimin e familjarëve të funksionarëve të BDI-së. Do të jetë e drejtë ligjore për çdo shqiptar”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga atje thonë se VLEN qëndron fort pas çdo të riu që dëshiron të ndërtojë karrierën e vet këtu, në vendin e vet

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat