Zheljazkov: Patëm një bisedë të mirë me Siljanovska-Davkovën, qëllimi është që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Maqedonia

Zheljazkov: Patëm një bisedë të mirë me Siljanovska-Davkovën, qëllimi është që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 13:29
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov i thotë se takimi me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ishte i mirë dhe se ata diskutuan për vlerat evropiane.

“Qëndrimi i Bullgarisë është që Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Patëm një bisedë shumë të mirë, folëm për të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, folëm për faktin se gjuha e përfaqësuesve zyrtarë të vendeve duhet të mbjellë miqësi, jo urrejtje.

Do t’i lejoj vetes një analogji, qëllimi i miqve tanë nga Maqedonia e Veriut nuk është të pushtojnë Babiloninë, por të hyjnë në Bashkimin Evropian, gjë që ndodh duke përmbushur kriteret e anëtarësimit”, tha Zheljazkov për mediat bullgare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat