Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë

Maqedonia

Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 19:53
Bujar Osmani

Bujar Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Osmani përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook theksoi se vendimi është marrë pas konsultimesh të gjata dhe një reflektimi të thellë me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij.

“Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë,” tha Osmani, duke shtuar se qytetarët e Çairit meritojnë kushte më të mira jetese dhe një udhëheqje që i përfaqëson denjësisht.

Në mesazhin e tij Osmani theksoi përkushtimin e tij të plotë për ta ndryshuar komunën në mënyrë të thellë dhe njerëzore. Ai premtoi një qasje të ndershme, profesionale dhe me vullnet për punë të përditshme.

“Çairit i duhen ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore,” tha ai. “Unë nuk iu shmangem misioneve, sado të vështira qofshin ato”, shkruan Osmani.

Osmani falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke përmendur në veçanti Kryetarin, kryesinë, strukturat partiake dhe qindra qytetarë që ka takuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat