Afrim Gashi mbrëmë për shkak të problemeve shëndetësore është shtruar në spital

Maqedonia

Afrim Gashi mbrëmë për shkak të problemeve shëndetësore është shtruar në spital

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 12:18
Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi, është shtruar në spital në Klinikën për Kirurgji Tretëse për shkak të një bllokimi të zorrëve, njoftoi drejtori i Klinikës, Ognen Kostovski.

Kostovski tha se sipas asaj që është e qartë deri më tani, gjendja e Gashit ka shumë të ngjarë të zgjidhet pa ndërhyrje kirurgjikale, edhe pse ai u shtrua me bllokim të zorrëve.

“Ai është pranuar në klinikën tonë dhe po trajtohet në mënyrë konservative. Po e monitorojmë gjendjen dhe deri më tani nuk kemi marrë vendim për ndërhyrje kirurgjikale. Bëhet fjalë për bllokim të zorrëve, por duket se është diçka që mund të zgjidhet në mënyrë konservative, tha për “Sloboden Peçat” mjeku Kostovski.

Gashi u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë mbrëmë me dhimbje stomaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat