Ganiu në Luboten: Varret e tyre mbeten dëshmi e një tragjedie që nuk shuhet kurrë nga kujtesa historike

Maqedonia

Ganiu në Luboten: Varret e tyre mbeten dëshmi e një tragjedie që nuk shuhet kurrë nga kujtesa historike

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 19:20
Visar Ganiu

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në 24 vjetorin e Masakrës së Lubotenit, ka deklaruar se në përvjetorin e 24-të të masakrës së Lubotenit kujtojnë me dhimbje 10 civilët e pafajshëm, të vrarë mizorisht në vitin 2001.

“Në përvjetorin e 24-të të masakrës së Lubotenit kujtojmë me dhimbje 10 civilët e pafajshëm, të vrarë mizorisht në vitin 2001. Varret e tyre mbeten dëshmi e një tragjedie që nuk shuhet kurrë nga kujtesa historike.

Takimet me familjarët dhe banorët e fshatit rikujtojnë detyrimin tonë moral për të nderuar sakrificën e tyre.

Kujtesa e Lubotenit është një thirrje e përhershme për dinjitet, qëndresë dhe drejtësi”,  ka deklaruar Ganiu, i cili së bashku me liderët e koalicionit VLEN sot kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Luboten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat