Mexhiti: Taravari po shkon drejt zhdukjes, ai harron se edhe cilit koalicion i takon sepse shpesh i ndryshon qëndrimet

Maqedonia

Mexhiti: Taravari po shkon drejt zhdukjes, ai harron se edhe cilit koalicion i takon sepse shpesh i ndryshon qëndrimet

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 18:13
Izet Mexhiti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se koalicioni VLEN pas zgjedhjeve nuk do të ekzistojë.

Për këtë deklaratë reagoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Sipas Mexhitit, Taravari më as vet nuk e din se cilit koalicion i takon.

“Taravari harron se cilit koalicion i shërben sepse shpesh i ndryshon pozicionet. I huton edhe anëtarësinë, nuk e dinë se a janë me ndryshimin apo janë me të kaluarën. A janë me VLEN ose me BDI. E kuptoj, nuk ka as vula partie. Por një gjë e dimë edhe ne edhe ai. Po shkon drejtë zhdukjes”, deklaroi Mexhiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat