Tronditje në Shkup! 24-vjeçari akuzohet për abuzim me vajzën 5-vjeçare, shkon në paraburgim!

Maqedonia

Tronditje në Shkup! 24-vjeçari akuzohet për abuzim me vajzën 5-vjeçare, shkon në paraburgim!

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 19:27
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur hetime kundër një 24-vjeçari nga Volkova, i dyshuar për kryerje të veprimeve seksuale ndaj një vajze vetëm 5 vjeçe, vepër e dënueshme sipas nenit 188 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, i dyshuari – i afërm i vajzës – ka kryer disa herë akte të ndaluara në shtëpinë e tij, duke e kërcënuar të miturën që të mos tregojë.

Për të mbrojtur viktimën dhe për të shmangur ndikimin në procesin gjyqësor, Gjykata Penale i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ky rast ka tronditur opinionin, ndërsa Prokuroria paralajmëron masa të rrepta për mbrojtjen e të miturve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat