Shoferi nga Kumanova përfundon në burg pasi voiziti shpejtësi 103 km/h në zonë 40

Maqedonia

Shoferi nga Kumanova përfundon në burg pasi voiziti shpejtësi 103 km/h në zonë 40

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

MPB njofton se më 20.09.2025 në orën 14:02 në fshatin Lubodrag, rrethina e Kumanovës, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria G.C. (52) nga fshati Umin Doll, rrethina e Kumanovës.

Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Golf” me targa të Kumanovës me shpejtësi prej 103 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 km/h.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, MPB njofton se ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal –

“drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat