Rexhepi: Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i skandaloz, sidomos i gjykatëses Kacarska

Maqedonia

Rexhepi: Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i skandaloz, sidomos i gjykatëses Kacarska

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 13:40
Zejd Rexhepi

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në Kuvend, tha se Maqedonia është shtet i paradokseve, ku gjykata kushtetuese voton kundër gjykatës kushtetuese, ku qeveria është kundër kushtetutës dhe ligjeve.

“Sot apo dje e kuptuam edhe deklaratën e Kryeministrit i cili para disa ditëve deklaroi se disa gjykatës dhe prokurorë janë të kapur nga zyrat e "Bihaçkës" dhe "Reçicës së Vogël". Shumë e qartë! Por këtë do e komentoj ndryshe.

Nëse disa qenkan të kapur nga këto dy qendrat atëherë i bie se të gjithë tjerët prokurorë dhe gjykatës janë të kapur nga "Pallati i Bardhë" i OBRM-PDUKM-së”, tha Rexhepi.

Ai tha se arsyetimi i gjykatësve ishte skandaloz, mbi gjitha arsyetimi i gjykatëses Kacarska.

“Ky arsyetim i tyre, më të vërtet le t’ju qëndroje në turpin e tyre sepse kjo qeveri po vazhdon të dëshmojë se intencën e ka de-shqiptarizimin e vendit, intencën e ka uljen e fuqisë politike të shqiptarëve, përbuzjen e mërgatës shqiptare, intenca e tyre është që me çdo kusht ky shtet të jetë monoetnik maqedonas dhe pastaj mund të vijnë të tjerët me radhë”, shtoi Rexhepi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat