Mexhiti i reagon Ahmetit: Në momentin që i quajte "zagarë" shqiptarët, e ke përfunduar karrierën politike

Maqedonia

Mexhiti i reagon Ahmetit: Në momentin që i quajte "zagarë" shqiptarët, e ke përfunduar karrierën politike

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 08:58
Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas deklaratave të Ali Ahmetit në konventën e AKI-së në Shkup. Ahmeti përdori fjalën "zagarë", duke i bërë thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski "që shqiponat nuk zihen me zagarë".

Mexhiti në një postim në Facebook ka shkruar se Ahmeti mbrëmë e ka vulosur deligjitimitetin.

"Në momentin që i quajte 'zagarë' të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin", ka shkruar Mexhiti.

Ndryshe, mbrëmë koalicioni AKI mbajti konventën promovuese në Shkup, ku prezantoi kandidatët për kryetarë komunash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat