Shkaku i erërave të forta dhe borës, ndërpritet energjia elektrike në rajonin e Mavrovës

Maqedonia

Shkaku i erërave të forta dhe borës, ndërpritet energjia elektrike në rajonin e Mavrovës

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Rajoni i Mavrovës dhe disa të tjera sot mbetën pa energji elektrike.

Nga EMV për Alsat thonë se linja e transmetimit është dëmtuar për shkak të erërave të forta dhe borës.

Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparim. Sipas autoriteteve ndërhyrja po zhvillohet në terren malor të papërshtatshme për shkak të motit të keq.

Dëbora e tetorit shkaktoi probleme të mëdha në pjesë të Maqedonisë Perëndimore, kryesisht në drejtim të kalimit të Strazhës dhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat