“Në beteja ka edhe humbje” – Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

Maqedonia

“Në beteja ka edhe humbje” – Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 15:35
Ali Ahmeti

Kreu i BDI, Ali Ahmeti në fjalën e parë të mbajtur pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në tha se subjekti që ai drejton, në balotazh do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë shqiptare ose jo.

Koalicionin VLEN e quajti “Shoqatë të Gazimestanit”, për të cilën tha se nga humbës del fitues.

“Në beteja mund të ketë edhe humbje. Sa i përket balotazhit, do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, si ato shqiptare, ashtu edhe të tjera.

Kemi fituar pesë komuna dhe angazhohemi për një shtet unitar, me politika që e çojnë vendin përpara, por nuk duam që drejtësia të jetë selektive”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat