LAMM: Në venkdalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Maqedonia

LAMM: Në venkdalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Nga atje njoftojnë se që nga ora 15:30, trafiku në rrugën rajonale R1307 fshati Carev Dvor - fshati Oteshevë (Resnjë) është kthyer në normalitet.

"Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Në venkdalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat