MPB: Sulmohet fizikisht një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike në fshatin Nerez

Maqedonia

MPB: Sulmohet fizikisht një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike në fshatin Nerez

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Në fshatin Nerez është sulmuar fizikisht një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike.

Sipas raportit të policisë ai u sulmua me mjet të fortë dhe i njejti ka përfunduar në spital.

"Policia dje u njoftua se 50-vjeçari T.I. nga fshati Matkë është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" me një lëndim.
Sipas njoftimit, të njëjtën ditë rreth orës 11:00 në fshatin Nerez ndërsa kryente detyrat e punës si punonjës i EVN, është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur sende të forta",
thuhet në njoftim.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat