Ndalohet një 44-vjeçar nga Ohri, ka sulmuar me mjet të mprehtë një person

Maqedonia

Ndalohet një 44-vjeçar nga Ohri, ka sulmuar me mjet të mprehtë një person

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Në rrugën “Partizanska” në Ohër, policia ka ndaluar A.F. (44) nga Ohri.

Sipas raportit, ai ka sulmuar fizikisht S.M. (34) nga Ohri në një shtëpi në Ohër, duke përdorur një objekt të mprehtë.

Ku me që rast, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të incidentit, kundër sulmuesit do të ngrihen akuza përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat