Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup organizojmë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Maqedonia

Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup organizojmë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 23:27
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor.

Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin "Skederbeu" në Shkup.

"Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës.

Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin "Skenderbeu" në Shkup", tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat