Qyra: Kam marrë porosi nga Mickoski për mosrespektimin e flamurit shtetëror, nuk e kam bërë me qëllim

Maqedonia

Qyra: Kam marrë porosi nga Mickoski për mosrespektimin e flamurit shtetëror, nuk e kam bërë me qëllim

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 15:26
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra konfirmon porosinë e kryeministrit Mickoski i cili ka reaguar për manifestimin me rastin e 28 Nëntorit në Komunën e Strugës.

Megjithatë kreu i Strugës shpreson se do të vazhdojë të bashkëpunojë me OBRM-PDUKM-në sa i përket Këshillit të Komunës dhe projekteve të tjera në të mirë të të gjithë qytetarëve të Strugës.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit, shpresoj se ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe unë shpresoj që këshilltarët e OBRM-PDUKM-së do të na mbështesin edhe për këshillin, sepse do të kemi një marrëveshje dhe ne do të bashkëpunojmë në komunë e Strugës. Unë nuk kam dëgjuar dhe nuk dua të komentoj se çka ka thënë Kryeministri.

Unë kam shpresë se Kryeministri do të shohë interesat e komunës së Strugës siç mendoj unë sepse unë jam kryetar i Komunës së Strugës për të gjithë qytetarët dhe për të mirat e komunës së Strugës dhe në këtë rast do të kem mbështetjen edhe të kryeministrit por edhe të OBRM-PDUKM-së por edhe të forcave të tjerë në komunë e Strugës”, theksoi Qyra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat