Kërçovë, takim mes komunës dhe bashkësive lokale! Banorët: Pritëm dialog, morëm vetëm formularë

Maqedonia

Kërçovë, takim mes komunës dhe bashkësive lokale! Banorët: Pritëm dialog, morëm vetëm formularë

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 10:06
Kërçovë, takim mes komunës dhe bashkësive lokale!

Kryetari i komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski, thirri në takim kryetarët e Bashkësive lokale për të identifikuar problemet prioritare nëpër rrethinën qytetit.
Në fillim ai pati një vërejtje për qytetarët të cilët hedhin mbeturina vend e pavend, ndërsa si shembull e mori fshatin Vraneshticë.

“E luta kompaninë dhe ata na dolën në ndihmë dhe e pastruan deponinë e egër. Pas disa ditësh kur shkuam, unë, drejtori komunales dhe një pjesë e të punësuarve për t’i parë punët që realizohen për rrugën dhe pamë se prej fillimi në vendin e njëjtë ishte krijuar deponi e re! Unë patjetër duhet të them që nuk erdha unë as në Vraneshticë as në Zajaz e as në Garan t’i hedh mbeturinat, mbeturinat vetë i hedhim vet i krijojmë. Unë ju premtoj se do t’i pastrojmë të gjitha deponitë dhe përderisa i krijoni sërish vetë, nuk do t’i pastroj më”

Jovanovski nuk i diskutoi problemet një nga një me të pranishmit, por vetëm u dha ta mbushnin nga një formular me kërkesat e tyre. Në takim kishin ardhur 80 qytetarë nga bashkësitë lokale, me qëllim diskutimin e problemeve, por Jovanovski lëshoi mbledhjen menjëherë pas fjalimit, me çka disa prej qytetarëve mbetën të zhgënjyer.

Banorët kërkesat e tyre me shkrim për nevojat në vendbanimet ku jetojnë do të mund t’i dorëzojnë në Komunë dhe më pas të shqyrtohen nga kryetari për realizim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat