Kallëzim penal ndaj një drejtorit të një shkolle në Gostivar, punësoi mësimdhënës joprofesional

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj një drejtorit të një shkolle në Gostivar, punësoi mësimdhënës joprofesional

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.S. (64) nga fshati Rostushë, rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar".

Siç njoftojnë nga MPB, në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025, personi i kallëzuar, si drejtor i një shkolle fillore në fshatin Rostushë ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar duke mundësuar punësimin e kuadrove të papërshtatshme, përkatësisht mësuesve joprofesionalë që u japin mësim nxënësve në fshatin Rostushë dhe mësuesve të klasave në fshatrat Velebrdo dhe Trebishtë që nuk i kishin përfunduar studimet.

Njoftimi:

"Të njëjtit nuk ishin të përshtatshëm për të dhënë mësim në përputhje me Ligjin për Mësuesit dhe Bashkëpunëtorët Profesionalë, siç u përcaktua nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit gjatë një inspektimi më 19.09.2025", thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat