Ndalohet 44 vjeçari nga Negotina, pati sjellje agresive ndaj policisë

Maqedonia

Ndalohet 44 vjeçari nga Negotina, pati sjellje agresive ndaj policisë

Më: 3 janar 2026 Në ora: 19:36
Foto ilustruese

Punonjësit e policisë kanë privuar nga liria nja 44 vjeçar nga Negotina, pasi i njejti ka treguar sjellje agresive ndaj policisë.

Njoftimi i plotë:

Më 02.01.2026 në ora 21:45 para një objekti hotelier në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Galatës kanë ndaluar personin D.A. (44) nga fshati Negotinë, sepse është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë derisa ata po kryenin veprime zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat