19-vjeçari nga Shkupi në gjendje të rëndë pasi ra nga kati i tretë i shtëpisë

Maqedonia

19-vjeçari nga Shkupi në gjendje të rëndë pasi ra nga kati i tretë i shtëpisë

Më: 4 janar 2026 Në ora: 20:28
Ilustrim

Një djalë 19 vjeçar nga Shkupi u lëndua rëndë pasi ra nga kati i tretë i një shtëpie në komunën e Ilindenit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 8 të mbrëmjes, kur i riu, i cili po vizitonte të afërmit me nënën e tij, ra nga kati i tretë i një shtëpie në Ilinden.

Sipas të dhënave të para, ai kishte probleme shëndetësore.

“Pas rënies, 19-vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku mjekët përcaktuan ashpërsinë e lëndimeve. Ministria e Brendshme informon se po merren masa për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti”, informoi Ministria e Brendshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat