6,9 milionë euro këst i ri nga Ministria e Financave! 224,3 milionë euro tashmë të shpërndara për kompanitë vendore

Maqedonia

6,9 milionë euro këst i ri nga Ministria e Financave! 224,3 milionë euro tashmë të shpërndara për kompanitë vendore

Më: 9 janar 2026 Në ora: 23:04
Foto ilustruese

Ministria e Financave nga Buxheti ka realizuar pagesën e një kësti të ri në vlerë prej 424,9 milionë denarësh, ose 6,9 milionë euro, drejt Bankës për Zhvillim për mbështetje të kompanive vendore.

Me disbursimin e këtij kësti, mbështetja totale e shtetit për ekonominë vendore arrin në 13,8 miliardë denarë, ose 224,3 milionë euro, nga gjithsej 250 milionë euro të planifikuara për mbështetje të kompanive vendore.

Qeveria i ka siguruar këto mjete përmes një linje kreditore nga Banka Eksport-Import e Hungarisë, me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendore.

Buxheti i përgjithshëm për mbështetje të kompanive vendore, i paraparë në Buxhet, është 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet në rreth 300 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat