Në Qendër Zhupë votuan vetëm dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar

Maqedonia

Në Qendër Zhupë votuan vetëm dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar

Më: 10 janar 2026 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Në Komunën Qendra Zhupë, të drejtën e votës në kushte shtëpiake sot e shfrytëzuan dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar.

“Kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve dërguan dy persona dhe të njëjtat u pranuan, ndërsa sot votuan. Në zgjedhjet më 19 tetor të vitit të kaluar që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës ishin regjistruar 12 persona, sa edhe u pranuan, ndërsa votuan 11 persona”, deklaroi për Agjencionin e Lajmeve, Nexhip Iljaz, kryetar i komisionit.

Në këtë komunë zgjedhja për kryetar komune përsëritet për shkak se nuk ishte siguruar pjesëmarrja prej 1/3 ose 33,33 për qind të trupit votues, ndërsa në garë ishin tre kandidatë.

Tani në fletën e votimit është vetëm një kandidat dhe siç dihet nuk nevojitet census. Por, duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që dalin në votim (50% + 1 votë).

“Do të votohet në 16 vendvotime ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 7562 persona, që është për 11 më shumë nga 19 tetori, kur këtë të drejtë e realizuan 21,49 për qind nga gjithsej 7551 votues të regjistruar. Materiali zgjedhor është shpërndarë dhe presim që procesi i nesërm zgjedhor të kalojë si më mirë”, tha Iljaz.

Komuna Qendra Zhupë, e cila njihet sipas migrimit masiv pas regjistrimit të fundit ka 3720 banorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat