Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Më: 12 janar 2026 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të vogla bore.

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

"Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat