DAP: Deri më 15 janar është afati i regjistrimit të qarkullimit mbi 2 milionë denarë

Maqedonia

DAP: Deri më 15 janar është afati i regjistrimit të qarkullimit mbi 2 milionë denarë

Më: 13 janar 2026 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Drejtoria e të Ardhurave Publike u ka bërë thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që deri në dhjetor të vitit 2025 kanë realizuar qarkullim mbi 2 milionë denarë nga shitja e mallrave ose shërbimeve të tatueshme, që të regjistrohen për TVSH.

Detyrimi vlen edhe për persona fizikë që japin me qira hapësira afariste, ofrojnë shërbime profesionale, mësim privat, shesin produkte bujqësore ose kryejnë veprimtari të tjera tatimore.

Nga llogaritja e qarkullimit përjashtohen aktivitetet e liruara nga TVSH, si qiraja e banesave për banim, shërbimet shëndetësore, sigurimet dhe shërbimet ndaj subjekteve të huaja që nuk tatohen me TVSH.

Afati për regjistrim ose çregjistrim nga TVSH është 15 janari 2026. Nga DAP paralajmërojnë se çregjistrimi mund të bëhet edhe automatikisht në rast mosaktiviteti, mosdorëzimi të deklaratave ose shkeljeve tatimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat