Vdes një 75-vjeçare nga gripi në Shkup, rritet numri i të hospitalizuarve

Maqedonia

Vdes një 75-vjeçare nga gripi në Shkup, rritet numri i të hospitalizuarve

Më: 14 janar 2026 Në ora: 18:24
Ilustrim

Gripi mori viktimën e parë për këtë vit. Në Klinikën Infektive në Shkup ndërroi jetë një grua 75-vjeçare me shumë sëmundje kronike, e pa vaksinuar kundër gripit sezonal.

Drejtor i Klinikës Fadil Cana ka konfirmuar se bëhet fjalë për një pacientë tek e cila laboratorikisht u konfirmua influenza A dhe që kishte shumë komorbiditete.

Të paktën dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike dhe me respirator, ndërsa disa të tjerë marrin mbështetje me oksigjen.

Aktualisht janë të hospitalizuar 25 pacientë, kryesisht të moshuar. Gjatë javës së parë të këtij viti, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1.725 raste gripi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat