Ndalohet një person në Tetovë, sulmoi dhe ofendoi policët

Maqedonia

Ndalohet një person në Tetovë, sulmoi dhe ofendoi policët

Më: 17 janar 2026 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova.

Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Sh.M. është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat