Ndalohet një person në Gostivar, sulmoi fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar

Maqedonia

Ndalohet një person në Gostivar, sulmoi fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, policia e Gostivarit ka privuar nga liria 48-vjeçarin nga Gostivari.

Kjo pasi, ai e ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar.

Më 10.02.2026 në orën 21:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin N.Z.(48) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 20:00, për shkak të një zënke familjare, ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar nga i njëjti fshat".

"Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat