Dy linja të reja drejt Italisë nga Aeroporti i Shkupit nga muaji korrik

Maqedonia

Dy linja të reja drejt Italisë nga Aeroporti i Shkupit nga muaji korrik

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, i menaxhuar nga TAV Maqedoni, po zgjeron rrjetin e tij të destinacioneve me dy linja të reja ajrore drejt Italisë, në bashkëpunim me Wizz Air. Linja ajrore Shkup – Palermo nis më 15 korrik, ndërsa Shkup – Alghero nis më 18 korrik.

- Shkup – Palermo (Sicili): do të operojë tre herë në javë – të hënën, të mërkurën dhe të premten, me çmime të disponueshme nga 29,99 €.

- Shkup – Alghero (Sardinie): do të ketë fluturime dy herë në javë – të martën dhe të shtunën, me çmime nga 39,99 €.

Fluturimet janë planifikuar si linja sezonale dhe do të ofrohen deri më 11 dhe 12 shtator, duke i dhënë udhëtarëve nga Maqedonia më shumë mundësi për pushime, “city break” dhe lidhje direkte me destinacione të njohura evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat