Ndërron jetë një 23-vjeçar nga Velesi, u godit nga një metal gjatë ndërtimit të një fabrike në Shkup

Maqedonia

Ndërron jetë një 23-vjeçar nga Velesi, u godit nga një metal gjatë ndërtimit të një fabrike në Shkup

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë në rajonin e Petrovecit në Shkup. Siç thonë nga policia, ai u godit nga një konstrukt metali derisa kryente punë ndërtimore në një fabrikë në Shkup.

“Më 19.02.2026, në orën 15:00, në SPB-Shkup u raportua se në zonën industriale në Komunën e Petrovecit, gjatë kryerjes së punëve në një objekt në ndërtim të një fabrike, një profil metalik ra nga lartësia mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra".

"Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.

Rasti është raportuar tek inspektori i punës, dhe një ekip hetues nga SPB-Shkup ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat