Gostivar: Arrestohet 25-vjeçari, drejtonte veturën pa leje dhe pa regjistrim

Maqedonia

Gostivar: Arrestohet 25-vjeçari, drejtonte veturën pa leje dhe pa regjistrim

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Më datë 21.02.2026 në ora 14:25, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale M.D. (25 vjeç) nga Velesi.

​Gjatë kontrollit u ndalua automjeti i pasagjerëve “Golf” pa targa regjistrimi.

U vërtetua se personi M.S. po e drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe pa regjistrim. Ai është arrestuar sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”.

Automjeti është ndaluar përkohësisht dhe ndaj personit do të vijojë parashtresa përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat