Nëpunës policorë nga njësiti i helikopterëve dhe NJSA ,,Tigrat” evakuuan me sukses një person të lënduar nga Mali Sharr

Maqedonia

Nëpunës policorë nga njësiti i helikopterëve dhe NJSA ,,Tigrat” evakuuan me sukses një person të lënduar nga Mali Sharr

Më: 8 mars 2026 Në ora: 12:38
Pamje nga videoja

Sot, më 7 mars 2026, nëpunës policorë nga njësiti i helikopterëve, në bashkëpunim me NJSA “Tigrat”, realizuan me sukses shpëtimin dhe evakuimin e një personi të lënduar nga shpatet e Malit Sharr.

Pas pranimit të thirrjes në orët e paradites, ekipi i njësitit të helikopterëve u nis menjëherë drejt zonës së vështirë, së bashku me forcën special të NJSA “Tigrat”. Operacioni u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, në një terren të paarritshëm, ku çdo lëvizje kërkonte kujdes maksimal.

Personi i lënduar, një shtetase italiane, u transportua me sukses dhe pa incidente drejt Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, ku iu ofrua ndihma e nevojshme mjekësore.

Autoritetet nënvizojnë gatishmërinë dhe koordinimin e lartë të ekipeve, duke e konsideruar këtë shpëtim një shembull të mirë bashkëpunimi dhe efikasiteti në situata emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat