Tripunovski: Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Maqedonia

Tripunovski: Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Më: 9 prill 2026 Në ora: 20:51
Cvetan Tripunovski

Prej fillimit të vitit, përfundimisht me ditën e djeshme, janë blerë rreth 35 milionë kilogramë lakër.

Blerja po zhvillohet pa pengesa, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski gjatë vizitës në rajonin e Strumicës.

“Nëse flasim për lakrën e re pranverore nga kjo rekoltë, nga fundi i shkurtit deri në ditën e djeshme janë blerë rreth 30.000 tonë. Blerja zhvillohet pa pengesa dhe në pajtim me dinamikën e paraparë dhe rrjedhën e vjeljes”, tha Tripunovski.

Çmimi blerës, siç deklaroi, është i kënaqshëm për bujqit, ndërsa Inspektorati do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes tërë procesin me qëllim të blerjes së papengueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat