Aliu: Komisioni i huaj konstatoi 9 raste me indikacione të papërshtatshme për operacione mjekësore

Maqedonia

Aliu: Komisioni i huaj konstatoi 9 raste me indikacione të papërshtatshme për operacione mjekësore

Më: 14 maj 2026 Në ora: 12:24
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, informoi sot se Komisioni i huaj që ka shqyrtuar rastet e dyshimta të operacioneve të panevojshme ose të udhëzimeve për operime, ka konstatuar gjetje të dyshimta në nëntë nga gjithsej 13 lëndë të analizuara.

Sipas Aliut, bëhet fjalë për raste që lidhen me ndërhyrje kardiokirurgjike, për të cilat ekzistojnë dyshime për nevojën reale të kryerjes së operacioneve ose për mënyrën e referimit të pacientëve për trajtim kirurgjik.

“Nga gjithsej 13 lëndë, të analizuara në lidhje me dyshimet për operacione të kryera pa nevojë, ose për udhëzime të panevojshme për operacione. Komision i huaj, për 4 pacientë konstatoi se, citoj: Trajtimi i ofruar në tërësi, ka qenë mjekësisht i përshtatshëm, në kohë dhe në përputhje me standardet e pranuara të praktikës klinike në botë.

Për 9 pacientë të tjerë, sipas ekspertëve të huaj, po citoj…thotë kështu: Dokumentacioni tregon rezultate të dyshimta gjatë evaluimit diagnostik, psh: mospërputhje ndërmjet rezultateve angiografike nga koronokrafia dhe raportit të shkruar, pas së cilës, ka pasur indikacion të papërshtatshëm për procedura, qoftë endokrino vaskulare, apo kirurgjikale. Lidhur me këto raste, Komisioni vlerëson se, citoj: Disa aspekte të trajtimit dhe të menaxhimit me pacientin, kanë qenë nën standardin e pritur profesional dhe mund të kenë ndikuar negativisht në rezultatin klinik të tyre”, tha mes tjerash Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat