Tensionet rreth protestës së studentëve shqiptarë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe kanë nxitur përplasje të forta politike mes BDI-së dhe koalicionit VLEN.
Shkas u bënë video-incizimet e publikuara në media, ku shihen përplasje dhe ndërhyrje të policisë ndaj studentëve nga Tirana, të cilët kishin ardhur në mbështetje të protestës në Shkup.
Nga BDI akuzojnë institucionet për, siç thonë, presion dhe keqtrajtim ndaj studentëve shqiptarë, duke e cilësuar ndërhyrjen policore si të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet demokratike.
“Ky nuk është rend publik. Ky është presion politik ndaj studentëve shqiptarë dhe ndaj çdo zëri që kërkon barazi.
BDI kërkon dorëheqje nga zëvendësministri Astrit Iseni. Kërkon përgjegjësi të menjëhershme nga MPB dhe sqarim publik për çdo veprim policor”, thonë nga BDI.