Shkalla e vendeve të lira të punës në Maqedoni arrin në 2.07% në tremujorin e parë, prin sektori i hotelerisë

Maqedonia

Shkalla e vendeve të lira të punës në Maqedoni arrin në 2.07% në tremujorin e parë, prin sektori i hotelerisë

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e parë të këtij viti është 2.07 përqind, dhe numri më i madh i vendeve të lira, 2.346 është në grupin e pestë profesional: Punëtorë të shërbimeve dhe shitjeve, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rajoni i Vardarit ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës prej 2.28 përqind.

Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 4.94 përqind është në sektorin e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, e cila është 0.15 përqind.

Subjektet afariste me 10 deri në 49 punonjës kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës prej 3.05 përqind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat