Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

Maqedonia

Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 20:23
Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Afrim Gashi ka thënë se si subjekt politik të cilit i takon, nuk e kanë problem edhe të dalin nga qeveria, por shtron pyetjen nëse ka garanci se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

“Ne nuk e kemi problem edhe të dalim nga qeveria, por a ka garanci se kështu do të bëhen ndryshimet kushtetuese, nuk është çështja të vendosim kushte apo kushtëzime, por duhet gjetur zgjidhje”, ka thënë Gashi.

Shton se nomenklaturës politike që i takon, janë të prirur për të gjetur zgjidhje dhe siç tha, “angazhohemi e punojmë çdo ditë për këtë ".

“Nëse dikush ka një zgjidhje se nëse del VLEN dhe bëhen ndryshimet kushtetuese, jam i bindur që VLEN është i gatshëm nesër të dalë nga qeveria vetëm të bëhen ndryshimet kushtetuese”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat