Parandalohet kontrabandë droge në pako postare! Sekuestruar metamfetaminë, MDMA dhe kokainë – një i arrestuar

Maqedonia

Parandalohet kontrabandë droge në pako postare! Sekuestruar metamfetaminë, MDMA dhe kokainë – një i arrestuar

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 16:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Doganave ka parandaluar një përpjekje për trafik të paligjshëm droge përmes dërgesave postare të ardhura nga Franca. Pakoja ishte e destinuar për një shtetas të SHBA-së dhe ishte e fshehur në kuti DVD dhe CD.

Gjatë kontrollit me skaner është detektuar përmbajtje e dyshimtë, pas së cilës është përfshirë edhe një ekip doganor me qen nuhatës.

Janë gjetur metamfetaminë, MDMA dhe kokainë në sasi të ndryshme.

Me urdhër të prokurorisë, personi është arrestuar gjatë marrjes së pakos. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur substanca të tjera të dyshimta dhe sende të lidhura me përdorimin e drogës.

Rasti i është dorëzuar prokurorisë për procedurë të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat