Sulm fizik dhe seksual në Gostivar: 60-vjeçarja denoncon në polici një person të njohur

Maqedonia

Sulm fizik dhe seksual në Gostivar: 60-vjeçarja denoncon në polici një person të njohur

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 15:02
Fotoilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më 03.07.2026, rreth orës 14:30, në Stacionin Policor në Gostivar, një grua 60-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se R.K., nga një fshat i Gostivarit, me të cilin njihej prej rreth një viti, më 30.06.2026, rreth orës 11:15, në banesën e saj fillimisht e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme nëpër trup dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.

Sipas MPB-së, po ndërmerren masat e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Njoftimi:

Më 03.07.2026 në ora 14:30 në Stacionin Policor Gostivar, një grua 60-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se R.K. nga një fshat i Gostivarit, me të cilin njihej prej rreth një viti, më 30.06.2026 rreth orës 11:15, në banesën e saj e ka prekur nëpër trup dhe më pas e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat