Nuk i pranon akuzat vrasësi serik nga Nagoriçani i Vjetër, avokati tërhiqet nga mbrojtja e tij

Maqedonia

Nuk i pranon akuzat vrasësi serik nga Nagoriçani i Vjetër, avokati tërhiqet nga mbrojtja e tij

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 16:55
Trajko Bojkovski

Në një atmosferë të tensionuar dhe me të pandehurin që sillej çuditshëm, sot në Gjykatën Penale në Kumanovë filloi gjyqi i 25-vjeçarit Trajko Bojkovski, i cili është përgjegjës për katër vrasje brutale dhe dy tentativa vrasjeje të grave të moshuara në rajonin e Kumanovës.

Çështja, të cilën prokuroria e quajti të pashembullt në praktikën gjyqësore, ngeci në seancën e parë dëgjimore.

Dragan Trajkoviq, avokati i të akuzuarit, tërhoqi mbrojtjen e tij pasi në fillim të gjyqit, i pandehuri u deklarua i pafajshëm për katër vrasjet.

"Duke pasur parasysh që i pandehuri nuk e pranoi këshillën time, si avokat mbrojtës, po e anuloj prokurën time në përputhje me nenin 76, paragrafi 7 i Ligjit për Procedurën Penale dhe në përputhje me të njëjtin nen, paragrafi 5, i propozoj gjykatës që t'i caktojë një avokat mbrojtës tjetër sipas detyrës zyrtare për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tij", tha avokati Trajkoviq, dhe seanca u shty për më 31 gusht.

I pandehuri Bojkovski, përpara se të thoshte se nuk ndihej fajtor për vrasjet e katër grave, shikoi tavanin, u rrotullua në karrigen e tij në sallën e gjyqit dhe nuk u përgjigj pyetjeve.

Familjet e katër viktimave u bashkuan zyrtarisht sot me ndjekjen penale.

Prokurori Ljubomir Lape njoftoi se do të provonte me prova të forta se aktet ishin kryer me dashje dhe se ishte nekrofili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat