Privohen nga liria tre persona në Shkup, policia gjen drogë dhe armë gjatë bastisjeve

Maqedonia

Privohen nga liria tre persona në Shkup, policia gjen drogë dhe armë gjatë bastisjeve

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 15:06
Fotoilustrim

Tre persona janë arrestuar në Shkup në dy aksione të ndara policore.

Arrestimi u bë gjatë bastisjeve, ku u janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe municion.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 18 korrik 2026, në zonën e Bit Pazarit, policia arrestoi S.B. (21) dhe E.A. (33), të dy nga Shkupi.

Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 58 qese me lëndë të bardhë pluhurore, që dyshohet të jetë drogë, si dhe një peshore digjitale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat