Koalicioni VLEN ka bërë sot hapjen e shtabit në Bërvenicë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen më 18 tetor.
Në këtë garë, Jakup Huseini është kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ndërsa Amir Musliji do të jetë shef i shtabit.
Në hapjen e shtabit kanë marrë pjesë bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, nënkryetarja Mimoza Musa, shefi i Shtabit Qendror, Adnan Azizi, deputetë, kryetarë komunash, aktivistë, si dhe qytetarë e mbështetës të koalicionit.
Nga VLEN kanë deklaruar se hapja e shtabit shënon nisjen e fushatës dhe një rrugëtim të ri politik në Bërvenicë, duke theksuar angazhimin për punë, zhvillim dhe përfaqësim të qytetarëve.
“Bërvenica meriton punë, zhvillim dhe përfaqësim denjitoz”, thuhet në deklaratën e VLEN-it.
Koalicioni ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 18 tetorit, duke e cilësuar këtë datë si “ditën e ndryshimit”.
“Bërvenica VLEN!”, përfundon deklarata.